Futboll Seria A Sport

Roma “kthehet” në Europë/ Verdhekuqtë shkatërojnë Sampin në “Olimpico” (VIDEO)

Roma është kthyer te fitorja në kampionat pas një humbjeje dhe dy barazimesh të marra në tri javët e mëparshme.

Verdhekuqtë kanë mundur me rezultatin 4-1 Sampdorian në shtëpi dhe janë ngjitur në vendin e gjashtë në renditje, i fundit që garanton pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.

Goli i parë i takimit është shënuar në minutën e 19-të nga Juan Jesus, i cili ka gjetur rrjetën 2002 ditë pas golit të tij të parë të shënuar në Serinë A, në majin e 2003-it, kur luante me fanellën e Inter.

Katër golat e tjerë janë shënuar në pjesën e dytë dhe janë realizuar nga Schick (59′) dhe El Shaarawy (72′, 93′) për Roma-n, ndërsa Defrel, lojtar që Sampdoria e ka huazuar pikërisht nga verdhekuqtë, ka shënuar golin e ngushëllimit për miqtë në të 89-të.

Në dy ndeshjet e tjera të kampionatit italian që u zhvilluan në orën 15:00, Chievo, që nuk marrë asnjë fitore në këtë sezon të Serisë A, ka barazuar 2-2 në shtëpi me Bologna-n, ndërsa Empoli-Udinese ka përfunduar 2-1. Veseli është aktivizuar në minutën e 91-të në vend të Traore.

Related posts

MESSI KËRKON “DIVORCIN”/ “Pleshti” i jep “goditjen” e fortë të radhës drejtuesve të Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

Zyrtare, Mark Hughes emërohet trajner i Southamptonit

Q.Autor

ZYRTARE/ Partizani rikthehet të luajë në kryeqytet, sfida ndaj Bylisit spostohet në stadiumin…

Delo.autor

Leave a Comment