Futboll Seria A Sport

RONALDO I RI ÇMEND MILANIN/ Kurrë nuk kam dashur të LARGOHEM, por më…

Sulmuesi portugez u largua për në La Liga ku po ka sukses, por ka pranuar se ai dëshiron që të luaj prapë për skuadrën nga San Siro. Sulmuesi i AC Milan, Andre Silva insiston së ai më parë do të luante në Serie A, pavarësisht që shënoi vetëm shtatë gola në 14 paraqitje.

“Po punojë që të bëhem sulmuesi më i mirë në botë”, tha Andre Silva për gazetën portugeze A Bola. “Nuk dëshirova që të largohem nga AC Milan, desha të luaj. Dëshiroja të kisha mundësinë që të isha Andreja që isha gjithmonë”.

“Por, definitivisht më janë dashur më shumë minuta. Kam pasur shumë opsione por në fund i thashë po Sevillës. Tani jam këtu dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme”.

Silva është pyetur edhe për atë se si është të punosh me Cristiano Ronaldon në nivel ndërkombëtarë dhe a ka ndikuar kjo në zhvillimin e tij.

“Stërvitjet dhe loja me të është ndryshe. Mund të them që ai është njeriu i cili transmeton më shumë motivim tek ne, ai me ka bërë mua që të kërkojë më shumë nga vetja”, ka vazhduar Silva.

“Që prej stërvitem dhe luaj më të, kam filluar që të gjejë hapësira që ta rris nivelin tim të lojës”.

Ish lojtari i Portos pritet të kthehet në aksion me Sevillan për Europa Ligës të enjten kundër Akhisar në Turqi, derisa Milan po ashtu do të luaj në të njëjtën ditë kundër Real Betisit në Spanjë.

Related posts

PARIS 2024/ Atleti grek dëbohet nga Fshati Olimpik, pozitiv me substanca të ndaluara

F.autor

E FUNDIT/ Ylli i Juventus me Covid-19, “Euro 2020” rrezikon të mbyllet pa filluar ende

Delo.autor

Ze Maria Neis: Nuk jam në bisedime me asnjë klub për Alissonin

Sadik.Autor

Leave a Comment