Futboll La Liga Sport

“TËRMET 6 BALLË” NË “BERNABEU”/ Real Madrid mposht me GOLEADË Mallorca, Asensio “HERO” me tripletë

Real Madridi ka dhuruar spektakël në “Santiago Bernabeu”.

Los Blancos e kanë mundur 6-1 Mallorcan, për të marrë në fund tri pikë nga takimi i xhiros së gjashtë në La Liga.

Ishte nata e Marco Asensios, që po kalon nëpër një sezon të vështirë me Carlo Ancelottin, nuk po ka minuta.

Sido që të jetë, Ancelotti vendosi ta fusë titullar kundër Mallorcas dhe ai shkëlqeu me tre gola, derisa dy të tjerë i shënoi Karim Benzema dhe në fund Isco për 6-1.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Lee Kang-In.

Me këtë fitore, Reali ka rimarr kreun në La Liga, tani me 16 pikë të grumbulluara, dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Atletico Madrid.

Related posts

DYNAMO KYIV-JUVENTUS/ Dybala pritet ta nisë nga pankina, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

PSG “THYEN” HESHTJEN/ I vendos çmim Mbappes, reagon edhe Real Madrid

F.autor

KOVAC OPTIMIST: Nuk e mendoj humbjen ndaj Dortmundit, kthehemi në rrugën e suksesit

Isa.Autor

Leave a Comment