Futboll Premier League Sport

RONALDO TELEFONON ROONEY/ Më mungon, ndoshta luajmë sërish bashkë

 Me ta në fushë, Manchester United ka arritur disa nga majat më të larta në historinë e tij. Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney kanë shkruar historinë e “Djajve të Kuq”, duke fituar edhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2007-2008.

Pas largimit të sulmuesit portugez te Juventusi, shtigjet e tyre u bënë të kundërta: Rooney fluturoi drejt SHBA, ku është duke luajtur me DC United. Ai do të kthehet në ekipin kombëtar anglez, për të luajtur për herë të fundit (ndeshjen e lamtumirës) të enjten e 15 nëntorit, në “Wembley”.

Ronaldo ka provuar gjithmonë të ketë një ndjenjë të madhe për 33-vjeçarin, i cili u rrit tek Evertoni, duke e konfirmuar këtë edhe për “Goalhanger Films”: “Unë mendoj se virtytet e mëdha të Rooney janë mentaliteti dhe forca. Ai nuk ndalet, gjithmonë e ndihmon skuadrën. Eshtë një lojtar fantastik për skuadrën, i cili shënon dhe ka shënuar gola të rëndësishëm.

Ishte djali i artë i Anglisë, të gjithë e donim atë. Me shokët e mi e quanim “pitbull” për forcën e pabesueshme dhe cilësitë konkluduese. Më mungon të luajturit me të, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në vitet e ardhshme. Kush e di, ndoshta një ditë do të kthehemi të luajmë së bashku përsëri”. Tifozët bardhezinj janë të paralajmëruar…

Related posts

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Derbi i Madoninës “pushton” planetin, në vendin e tretë ndonjëherë

Delo.autor

PRAPASKENA/ RONALDO nuk donte të LARGOHEJ, JUVE nuk do të jetë kurrë si REALI

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Lojtari i Bilbaos shënon një “perlë” nga distanca, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment