Futboll La Liga Sport

SYTË E BARÇËS TE SUAREZ/ Uruguajani në super formë

Aktivizimi i Lionel Messit në ndeshjen e madhe të Ligës së Kampionëve, kundër Interit, është ende në dyshim, por Barcelona do të paraqesë në “San Siro” potencial sulmues ende në nivel shumë të lartë. Sytë janë të fokusuar veçanërisht te Luis Suarez, i cili po kalon një formë të madhe sportive.

Që nga momenti ku Lionel Messi mbeti jashtë fushave, për shkak të dëmtimit, ekipi Blaugrana është udhëhequr nga uruguajani. Suarez ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste në javët e fundit, në mungesë të “Pleshtit”.

Një produkt i tillë ka bërë të mundur që Barcelona të mbajë vendin e parë në kampionat, në La Liga. Sidoqoftë, ish-sulmuesi i Liverpool është ende thatë në Ligën e Kampionëve. Kjo gjë do të kërkojë golin e parë europian të Suarez, i cili do të kishte më tepër vlera, nëse vjen kundër Interit.

Messi është sigurisht rreziku numër një për zikaltrit, nëse luan, por edhe pa yllin argjentinas, ekipi i Spallettit do të duhet të ketë në aspektin mbrojtës vigjilencë shumë të lartë. Veç sulmuesit uruguajan, në formë të madhe janë edhe dy lojtarë të tjerë të Barcelonës: Coutinho dhe Rafinha. Nuk duhet harruar edhe shpejtësia e Dembele, lojtar vdekjeprurës në fushë të hapur…

Related posts

KËRKON PËRFORICIME NË EKIP/ Real Madrid rikthehet “galaktik”, gati goditja e dy super lojtarëve në Ligue 1

Delo.autor

ARRIHET AKORDI/ Etrit BERISHA drejt kampionatit francez tek skuadra e MADHE…

Sadik.Autor

PAS 5 FITOREVE RADHAZI/ “Topçinjtë” poshten nga Everton dhe rrezikojnë vendin e 4-t

Delo.autor

Leave a Comment