Futboll Seria A Sport

RRËFEHET SHAQIRI/ E paharrueshme pritja e tifozëve të INTERIT, por shkova në momentin e…

Një turmë e mbledhur në aeroport dhe kore pa fund me emrin e tij. Kjo ishte mbërritja e Xherdan Shaqirit te Interi në vitin 2015, një pritje si një hero, por një eksperiencë që rezultoi zhgënjyese pasi ai thuajse nuk la shenjë me fanellën zikaltër. E megjithatë, në një intervistë të dhënë për “La Gazetta Dello Sport|, mesfushori ka treguar se nuk e përjashton kthimin në Itali në të ardhmen.

“Ishin muaj të rëndësishëm dhe nuk mund të flas kurrë keq për zikaltrit. Isha në një periudhë kur kishte shumë ndryshime, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Vinin shumë lojtarë të rinj dhe u larguan po aq shumë në verë. Përveç meje dhe Podolskit mendoj edhe për Kovaçiç. Nuk ishte e thjeshtë, pikërisht për këtë.

Mançini? Nuk kam pasur asnjë problem me të. Nuk pendohem për zgjedhjen që kam bërë, por kanë qenë muaj të komplikuar edhe për shkak të rezultateve. Milano ishte e shkëlqyer, jetoja në qendër, dy hapa larg universitetit dhe ndjehesha shumë mirë. Nuk mund të flas asnjëherë keq për Italinë dhe Interin.

E kujtoj ende pritjen e tifozëve në momentin që mbërrita, e çmendur, një moment i paharrueshëm. Nga ajo eksperiencë do të ndryshoja vetëm periudhën në të cilin e bëra, pasi me shumë mundësi mbërrita te Interi në momentin e gabuar. Sot është një klub ndryshe, i gjithë kampionati është ndryshe. Në krahasim me tre vite më parë, niveli është rritur. A mund të kthehem përsëri në Itali? Në Serinë A jam argëtuar dhe vendi është i shkëlqyer. Te Liverpuli ndjehem mirë, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh Shaqiri.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Sevilla pezullon stërvitjen para Romës, futbollisti rezulton me Covid-19

Delo.autor

DËMTIMI DHE MË PAS INFEKTIMI ME COVID-19/ Nuk po kalon një periudhë të mirë, lojtari i Napolit merr çmimin “The Ballers Award”

Delo.autor

HISTORI SUKSESI/ Briken Calja fiton 13 medalje brenda një viti

Delo.autor

Leave a Comment