Gossip

RRËFEN PRAPASKENAT E “TEMPTATION ISLAND”/ Erjona Sulejmani: Ja si u bëra pjesë (VIDEO)

Modelja e njohur Erjona Sulejmani ka qenë e ftuar në ‘Pasditja ime’ me Eraldo Rexho. Në një rrëfim për jetën, karrierën dhe planet për të ardhmen, bukuroshja ekranit zbuloi shumë gjëra që nuk i dinim. Së fundmi Erjona u bë pjesë e kastit të personazheve publikë që u përzgjodhën për ‘Temptation Island’, program televiziv që u shfaq për herë të parë në ‘Canale 5’. Teksa flet për këtë eksperiencë, modelja e njohur zbulon se pas gjithçkaje fshihet një punë kolosale, ku profesionistët përgatisin për muaj me radhë personazhet që do të izolohen në ishull larg gjithçkaje.

“Ky program ishte më i ndjekuri i vitit në Itali. Pata fatin të bëhem pjesë dhe i them faleminderit Maria De Filipin që besoi tek unë. Askush nuk të fal dhe unë e kam fituar çdo gjë me punë dhe djersë”,-tha ajo.

Më tej Erjona ka folur për raportin me mamanë e saj, për të cilën vetëm duke e përmendur u përlot nga emocionet.

Teksa flet për të, ajo shpjegon se marrëdhënia e saj me të ëmën është rrallë. “Mamaja është gjithçka për mua. Heroina ime, që fëmijë kam dashur të jem si ajo vetëm si ajo. Më ka mbështetur gjithmonë dhe ndaj çdo gjë me të”,-shprehet Erjona mes lotësh.

Modelja e njohur i ka vendosur vetes disa qëllime që do t’i arrijë, ndër to ajo shprehet se dëshiron të jetë e lirë dhe mendon se deri diku e ka arritur.

Related posts

TË PASMET MË SEKSI NË BOTË/ Fansja e “çmendur” e Messit zgjidhet “Miss BumBum” (FOTO)

Delo.autor

DEKLARATA DASHURIE PËR CHIARA NASTI/ Mesfushori Zaniolo: Nëse ecën me personin e duhur… (FOTO)

Delo.autor

BASHKË QË BANKAT E SHKOLLËS/ Ja çelësi i martesës së suksesshme të Andi Lilës dhe partneres së tij (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment