Futboll Premier League Sport

Rrëfimi i veçantë i Granit Xhakës: Dëmtimi që e bëri “yll” dhe sekreti i kalimit te…

Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit dhe ky sezon po shkon mirë për të. Mesfushori, i cili shpesh ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Zvicra, do të dëshironte që në të ardhmen të rikthehej te Bazeli. Sigurisht pasi ta kalojë kufirin e të 30-ve.

Tashmë 26 vjeç, Graniti sheh edhe më larg dhe ëndrra e tij e madhe është që të jetë trajner. Por jo vetëm kaq, ai do të donte të punonte së bashku me vëllanë e tij, Taulantin. Pikërisht të ndjekin shembullin e Hakan dhe Murat Jakin. “Për mua, do të ishte një ëndërr të isha trajner së bashku me Taulantin. Edhe pse nuk e di nëse ai e sheh veten si trajner në të ardhmen apo jo”, ka deklaruar Graniti për bzbasel.ch.

SI U BË PJESË E BAZEL – Gjithçka ndodhi kur Graniti ishte 12 vjeç dhe Bazeli donte Taulantin, por i ati Ragipi u tregua i zoti, duke e luajtur mirë lojën. “Është një histori për të qeshur. Unë u lejova të bëhem pjesë e Bazelit falë vëllait dhe babait tim. Taulanti ishte gjithashtu në Congeli dhe Remo Gaugler e donte atë te Bazeli. Por jo mua. Babai im i tha Remo-s: ‘Më vjen keq, por ose i merrni të dy djemtë, ose asnjërin’. Kështu unë përfundova te Bazeli”.
I PADËSHIRUARI – Asokohe Graniti ishte fëmijë dhe shumë gjera nuk i kuptonte, ndërkohë që tregon se prindërit i aktivizuan në futboll për të mos marrë rrugë të keqe. “Unë nuk e kuptoja atëherë. Në atë kohë, nuk e kuptoja se nëse nuk shkoja te Bazeli, kurrë nuk do të bëhesha një lojtar profesionist. Gjithsesi kjo nuk kishte shumë rëndësi për prindërit e mi. Në fillim ata na përfshinë në futboll sepse donin të na pengonin të shkonim në rrugë të keqe. Pas kësaj ata më pas donin që njëri prej nesh me çdo kusht të bëhej futbollist dhe tjetri të vazhdonte shkollën. Unë isha relativisht mirë në shkollë, ndaj qëllimi ishte që Taulanti të bëhej futbollist profesionist. Falë Zotit i eci, sepse në shkollë nuk ishte edhe aq i mirë (qesh). Në futboll, Taulanti ishte gjithnjë talenti më i madh nga ne të dy. Tani ia dolëm mbanë të dy, aq më mirë”.

TAULANTI MË I TALENTUAR – “Ai ka qenë gjithmonë më i talentuar, që në fëmijëri. Dhe sipas mendimit tim, ai është edhe sot më i talentuar. Unë jam ai që punoj më fort. Nëse Taulanti dëshiron ta shtyjë diçka për nesër, unë preferoj të bëj atë gjë sot edhe nesër. Meqë unë isha ai me më pak talent, kurrë nuk besoja se do të bëhesha futbollist. Ishte një ëndërr, asgjë më shumë.

MENDIMI PËR T”U BËRË PROFESIONIST – “Sinqerisht nuk kam besuar kurrë që do të bëhesha, derisa erdhi momenti. Kam qenë gjithmonë i vogël, i hollë dhe nuk mund të dominoja asnjëherë. Ndërkohë që të tjerët nga datëlindja ’92 bashkoheshin me ekipin e parë, unë qëndroja me moshatarët e mi. Pastaj në moshën 15-vjeçare këputa ligamentin dhe atij momenti i jam mirënjohës edhe sot. Pse? Sepse ai më ka forcuar jashtëzakonisht shumë në aspektin mendor. Forca që unë kam sot vjen prej asaj që ndodhi”, shprehet Graniti, i cili më pas fitoi titullin me Bazelin dhe u shpall kampion bote Zvicrën U17. Nga ai moment, Torsten Fink u bë fans i Xhakës dhe më pas mori rrugë karriera e tij si futbollist profesionist. Sot është pjesë e Arsenal dhe të gjithë e njohin më së miri.

Related posts

ZBULON NJË EPISOD NGA JETA E TIJ/ Van Vijk: Pashë vdekjen me sy, mendoja vetëm se si…

Delo.autor

NUK KANË AS FATIN ME VETE/ Shtohen problemet e Bayernit, ylli i ekipit dëmtohet në gju

Isa.Autor

E BUJSHME/ Hysaj-Milan kontaktet avancojnë, për mbrojtësin e Kombëtares nuk përjashtohet mundësia e…

Delo.autor

Leave a Comment