Futboll La Liga Sport

REFUZON KALIMIN TEK “DJAJTË E KUQ”/ Liverpool ndryshon mendje për Coutinho, ja ku do të zbarkojë

Liverpool është i gatshëm ta marrë sërish në gjirin e vet Philippe Coutinho.

“Le 10 Sport”, zbulon qëndrimin e brazilianit, aktualisht i angazhuar me kombëtaren e tij në “Copa America”, se ai kurrë nuk do t’i bashkohet Manchester United (pasi ka marrë ofertën).

Ky betim ka të bëjë me respektin për klubin e tij të mëparshëm, gjë që ka zbutur edhe qëndrimet e drejtuesve dhe tifozëve të “Reds”.

Coutinho nuk i ka përmbushur pritshmëritë që kur kaloi te gjigantët katalanas, aq më pak ka justifikuar 142 milionë stërlinat e paguara për të nga Barcelona.

Për pasojë, gjasat janë që të kërkojë një destinacion tjetër. Emri i tij lakohet edhe te Chelsea, si zëvendësuesi i Eden Hazard, ashtu si te “Djajtë e Kuq”.

Related posts

“Çmendet” Gattuso, ja me cilin sulmues do të luaj kundër Juventusit

Sadik.Autor

BOTËRORI/ Holanda nuk bind, ndaj Ekuadorit e shpëton traversa

F.autor

REBIÇ GATI PËR LACION/ Pioli mendon për shpikjen e radhës. Ja situata në kampin kuqezi

Delo.autor

Leave a Comment