Futboll Premier League Sport

RRËFIMI TRONDITËS I MORATËS/ Preka fundin, kërkova shpëtim te psikologu, më thanë se…

Futbollistët nuk janë robotë. Dhe ka moment në të cilat fiziku nuk i përgjigjet inputeve. Çështje koke dhe mendje. Në rastin e Alvaro Morata, problemi nuk ishin këmbët, më shumë se sa një bllokim psikologjik. Pikërisht, sepse edhe futbollistët kanë ndjenja dhe Morata ka rrëfyer të kaluarën e tij për “ABC”. Ndërkohë që sot gëzon një të tashme të qetë dhe plot dëshirë për të luajtur futboll dhe shënuar gola.

“Kur një futbollist dëgjon fjalën psikolog, në fillim trembet dhe tërhiqet. Por kuptova se kasha nevojë për ndihmë. Edhe koka duhet stërvitur. Për të duruar presionin duhet përshtatur edhe koka. Është e rëndësishme në zanatin tonë. Isha totalisht jashtë gjithçkaje, jo aty ku duhej të isha. Kisha problem edhe me veten time. Dhe kur kupton se ke problem me të gjithë botën… shkon kundër të gjtihëve, arbitrave, kundërshtarëve, tifozëve… Nuk isha aspak i ekuilibruar. Nuk kasha dëshirë të stërvitesha dhe as që të luaja. Dhe në fillim më vinte turp të flisja me psikologun dhe t’i tregoja për problemet e mia”, rrëfeu Morata dhe dëshmia që funksionoi është fakti që ai qëndroi te Chelsea.

“Gjatë verës i thash vetes se do të ishte më mirë nëse largohesha nga Chelsea, të gjeja një skuadër kur presioni të ishte më i vogël, ku mbase mund të ndihesha sërish i lumtur. Papritur u gjenda në një vrimë të zezë, nuk ndihesha më i dashuruar nga tifozët e mi. Njerëzit më takonin rrugës dhe më kërkonte që të largohesha nga Chelsea. Por jemi njerëz sit ë gjithë, edhe pse tifozët mendojnë se futbollistët nuk kanë ndjenja, sepse si futbollistë jemi shumë të vlerësuar dhe paguar. Në atë moment preka fundin, nuk kuptoja çfarë ndodhte. Por tani jam i lumtur si te Chelsea edhe në kombëtare, edhe pse në fushë nuk është një moment perfekt. Kam rinisur të shënoj, por nuk po luaj ashtu sikurse mund të bëj. Por ishte thelbësore që të largoja nga vetja të gjtihë negativitetin që kisha grumbulluar”, deklaroi sulmuesi spanjoll i Chelseas, Alvaro Morata.

 

Related posts

ZYRTARE/ Nuk u paraqit si pasojë e Covid-19, ekipi i Emanuele Ndoj eliminohet zyrtarisht nga…

Delo.autor

DEL HUQ DHE SHËNON/ Gol qesharak në Valencia-Arsenal (VIDEO)

F.autor

DERBI I MADONNINËS/ “Tango” e sulmit, Higuain vetëm një gol para Ikardit

Isa.Autor

Leave a Comment