Futboll Premier League Sport

SARRI ME DHIMBJE KOKE/ Transferime të paligjshme, Chelsea rrezikon shumë

Chelsea është nën hetim për transferim lojtarësh minorenë dhe rrezikon t’i bllokohet merkatoja për 2 vjet, përveçse rrezikon ndonjë gjobë “të majme”.

FIFA ka vite që heton në lidhje me transferimet e 19 lojtarëve të rinj te Chelsea dhe hetimi vazhdon ende, por dokumentet e fundit publikuar si pjesë e dosjeve sekrete zbuluar nga Football Leaks bëjnë të ditur se Blutë mund të marrin ndëshkimin më të rëndë ndonjëherë, që kur FIFA ka ndaluar transferimet e minorenëve.

Më parë Real Madrid, Atletico e Barcelona janë dënuar deri në një vit pa merkato, për shkak të përforcimeve me lojtarë minorenë nga e gjithë bota.

Sipas dokumenteve, FIFA ëshiron ta dënojë Chelsea-n me bllokim merkatoje për 4 ‘dritare’, pra dy sezone të plota pa asnjë përforcim, ndërkohë që pritet edhe një gjobë prej të paktën 400 mijë eurosh.

Rasti më i bujshëm nën hetim është ai i mesfushorit nga Burkina Faso, Bertrand Traore, i cili në korrik 2017 kaloi te Lyon për 10 milionë euro, me një klauzolë për riblerje nëse lojtari paraqitet në nivele të larta.

Traore kaloi te Chelsea që në moshën 16-vjeçare, edhe pse klubi londinez ka mohuar gjithnjë se futbollisti ishte në listëpagesën e klubit.ithatë, tashmë zbulohet se Chelse i ka paguar 154 mijë sterlina nënës së futbollistit nga Burkina Faso, ndërkohë që 13 mijë sterlina iu dhanë klubit ku ishte rritur Traore, AJEB. FIFA e ndalon marrjen e lojtarëve minorenë nga vendet jashtë Bashkimit Europian.

Traore jetoi për dy vjet në Ëimbledon, së bashku me mamanë dhe vëllain, ndërsa shkonte në një shkollë private që paguhej nga Chelsea, 20.000 sterlina në vit.

Chelse ka pretenduar gjithnjë se Traore ishte vetëm “në provë”, ndërsa në vitin 2014 Jose Mourinho e mori me vete në turne miqësor në Lindjen e Largët, ku Traore shënoi në ndeshje të luajtura në Malajzi e Indonezi. Në kthim zyrtarë të Chelsea-t u munduan të ndikojnë te gazetarët, për të mos e raportuar praninë e Traoresë.

Në janar 2014 Traore firmosi kontratë 4.5-vjeçare, pasi kishte mbushur 18 vjeç, por nuk merrte dot leje pune në Angli dhe për pasojë u huazua te Vitesse për një vit e gjysmë. Deri atëherë Chelsea deklaronte prerë se lojtari kishte qenë vetëm në provë, duke mos luajtur në ndeshje zyrtare, por në faqen e Arsenalit është gjetur një artikull ku publikohej edhe formacioni i Chelsea-t në një ndeshje për 18-vjeçarët, ku Traore kishte luajtur në vitin 2011, kur ishte 16 vjeç. Më vonë u zbulua se Traore kishte luajtur 25 ndeshje për Chelsea-n në nivel moshash, para se të regjistrohej në Federatën Angleze.

 

Related posts

LIVE/ Laçi-Tirana, Kundërsulm “vrasës”. Kobina ndëshkon kurbinasit

Delo.autor

Gjyqtarët e Serie A hedhin në gjyq presidentin e Napoli…

Sadik.Autor

AKUZAT PËR PROPOGANDË/ Vendosi shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT-së, UEFA merr vendimin për Neuer

Delo.autor

Leave a Comment