Futboll Sport

PAS FITORES NDAJ TURQISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Petkovic: Jemi të zhgënjyer për vendin e tretë, por…

Zvicra duket me një këmbë nga 1/16-at e Kampionatit Europian, pas fitores së pastër 3-1 kundër Turqisë.

Pas ndeshjes, trajneri i helvetëve, Vladimir Petkoviç u shpreh se ishte mjaft i lumtur me ndeshjen e skuadrës së tij, pavarësisht se nuk mungonte zhgënjimi për vendin e tretë.

“Unë jam shumë i kënaqur. Ekipi bëri atë që duhet bërë dhe prodhuam një performancë të mirë për 90 minuta. Qëllimi për ne mbetet kualifikimi në 1/16-at.

Sigurisht që jemi pak të zhgënjyer duke përfunduar në vend të tretë, por duhet të presim dhe të shohim.

Unë mendoj se ne si ekip treguam se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Ne krijuam shumë raste dhe mund të ishim mbrojtur pak më mirë tek goli I Turqisë, por unë jam i kënaqur me lojtarët”.

Related posts

Nexhipi: Partizani? Gjici më dha një mundësi shumë të mirë, ja përse i mundi Kukësi

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ PORTOS/ Milan në krizë rezultatesh, vendos një rekord që nuk do ta donte në historinë e tij

Delo.autor

Rafaella dhe Bruna përloten në tribunë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment