Champions League Futboll Sport

SFIDA JUVENTUS-MANCHESTER UNITED/ Analiza e ndeshjes përmes shifrave

Jose Mourinho kthehet në shtëpinë e Juventusit në ditën e katërt të Ligës së Kampionëve, faza e grupeve. Manchester United do të përpiqet të fitojë, por në stadiumin “Allianz” dhe kundër një skuadre bardhezi, në një kohë si kjo, do të jetë e komplikuar. Allegri dëshiron kalimin e raundit dhe pret që Cristiano Ronaldo të shpërthejë.

Juventusi mban vendin e parë në Grupin H të Ligës së Kampionëve, me pikë maksimale, pas fitoreve kundër Valencias, Young Boys dhe Manchester United. Vizita e fundit në “Old Trafford” rezultoi e suksesshme për kampionët e Italisë, sepse fituan 1-0. Sonte është “akti i dytë”, ai i kthimit. Në prag të kësaj përballjeje të shumëpritur, po ju njohim me disa të dhëna dhe shifra interesante:

– Herën e parafundit, kur Manchester United dhe Juventusi janë ndeshur mes tyre, ishte në fazën e dytë të grupeve të Champions-it, sezoni 2002-2003. “Djajtë e Kuq” kanë fituar në të dyja lojrat (2-1 në shtëpi dhe 3-0 në transfertë). Hera e fundit ishte para dy javësh, kur bardhezinjtë fituan 1-0 në “Old Trafford”.

– Para përballjes pararendëse, Manchester United i kishte fituar tri ndeshjet e fundit zyrtare kundër Juventusit, një më shumë se ato të arritura në nëntë përballjet e tjera mes tyre (2 fitore, 2 barazime, 5 humbje).

– Sa herë që Manchester United dhe Juventusi janë përballur në Europë, njëri nga ekipet ka arritur edhe në finale të konkurrencës: Juventusi në “UEFA Cup” (1976-1977); në Kupën e Kupave (1983-1984), si dhe në Ligën e Kampionëve (1996-1997, 1997-1998 dhe 2002-2003). Manchester United ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve (1998-1999).

– Juventusi është ekipi, që Manchester United e ka hasur disa herë (13 në total) në garat europiane (5 fitore, 2 barazime, 6 humbje).

– Manchester United e mbajti portën të pastër në të dyja ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve, të luajtura kundër bardhezinjve. Në dy rastet e mëparshme, në të cilat “Djajtë e Kuq” nuk pësuan gol në tri ndeshjet e para, ata pastaj pushtuan finalen (në sezonet 2008-2009 dhe 2010-2011).

– Juventusi i ka fituar tri ndeshjet e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve (faza në grupe), duke shënuar gjashtë gola, pa pësuar asnjë. Më parë, tri herë bardhezinjtë i kanë fituar tri ndeshjet e para në këtë kompeticion: në sezonet 1995-1996, 2003-2004 dhe 2004-2005.

– Juventusi ka humbur vetëm 2 nga 24 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve (15 fitore, 7 barazime, 2 humbje). Të dyja humbjet i ka kundër skuadrave spanjolle.

– Paul Pogba ka marrë pjesë në të tre golat (dy gola dhe një asist) e shënuar nga Manchester United në këtë Ligë Kampionësh. Kjo do të jetë ndeshja e dytë kundër ish-ekipit të tij të mëparshëm.

– Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë dy asiste në shtatë ndeshje Champions-i, të luajtura kundër ish-skuadrës së tij.

– Në sfidën kundër Young Boys, Paulo Dybala u bë lojtari i katërt i Juventusit, që shënon një “hat trick” në Ligën e Kampionëve (si Inzaghi, Vidal dhe Del Piero). Në mesin e ekipeve italiane, vetëm Milani ka më shumë “hat trick”

Related posts

Pekerman nis “meditimin”: Shpresoj tek rikthimi i James ndaj Anglisë

Isa.Autor

CR7 NUK FITON ASNJË ÇMIM/ Shihni si reagon kur Messi shpallet sulmuesi më i mirë (FOTO)

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Chelsea mposht skuadrën e Mourinhos dhe ngjiten në vendin e gjashtë

Delo.autor

Leave a Comment