Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Keita e Firmino ndëshkojnë Porton, me një këmbë në gjysmëfinale.

Liverpool ka bërë gjysmën e punës duke mposhtur Porton 2-0 në Anfield. Çerekfinalja e parë nuk kishte surpriza, ashtu siç pritej The Reds ishin dominues nga minuta e parë e deri tek e fundit.

Liverpool hyri në këtë sfidë me vetëbesim të madh pasi anglezët nuk kanë humbur asnjë nga gjashtë ndeshjet e luajtura ndaj Portos në Europë.

Menjëherë të besuarit e Jurgen Klopp gjetën golin e avantazhit. Ishte Naby Keita i cili në minutën e 5’ shënoi golin e avantazhit me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Në minutën e 26’ erdhi goli i dytë i shënuar nga Roberto Firmino. Braziliani e ka pasur shumë të lehtë ta shtynte topin në rrjetë pas krosit të ulët të Trent Alexander-Arnold.

Që nga starti i sezonit, vetëm Cristiano Ronaldo (24) është përfshirë në më shumë gola në Champions League se Firmino (20 – 12 gola dhe 8 asiste).

Liverpool e kishte në kontroll ndeshjen dhe Porto rrallëherë u tregua i rrezikshëm në zonën kundërshtare. Megjithëse në 20 minutat e fundit mund të kishte ngushtuar diferencën, por fati nuk ishte me ta.

Një fitore e madhe e Liverpool që është me një këmbë në gjysmëfinale.

Related posts

Partizani me marsh të pestë, shqetëson vetëm 1 lojtar

Sadik.Autor

MBYLLET SFIDA BARAZIM PA GOLA/ Kukësi ngec me Laçin, rikthehen skenat e dhunës në stadium (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2020/ Italia dhe Spanja e nisin me spektakël, 3 gola brenda 9 minutave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment