Futboll Shqipëri Sport

SFIDA ME SKOCINË/ LILAJ mesazh Panuçit: Krijo një grup stabël që të vijnë rezultatet

Sabien Lilaj ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së Kombëtares kundër Skocisë. Mesfushori i njohur deklaroi para medieve:

“E theksoj që pas këtyre ndeshjeve është shumë e vështirë për të shkuar në Europian. Tentuam të shkojmë, por tani është shumë e vështirë. Shpresoj të na ketë shërbyer për të ardhmen.

E nisëm mirë me Izraelin, morëm një fitore. Në Skoci, pavarësisht një loje të mirë, nuk na shkoi mbarë edhe atje. Në Izrael luajtëm mirë, por për shkak të mospërqëndrimit pësuam ato gola. Nuk e di nëse përfundojmë të dytët, a ka ndonjë shans apo jo.

Nuk e kemi luksin të marrim më lehtë asnjë skuadër. Edhe me më të dobëtat kemi pësuar disfatë. Ka pasur shumë lëvizje lojtarësh, pra nuk kemi qenë grup. Ne e dimë që nuk kemi shumë kualitet, vetëm grup mund të arrijmë te rezultatet.

Gjithmonë qëndrojnë lojtarët, është e vështirë edhe për grupin. Nuk është e lehtë. Zgjedhjet në formacion i bën trajneri, ai i vendos. Ne mundohemi t’i respektojmë ato vendime. Shpresojmë që shumë shpejt të kemi një formacion stabël dhe një grup më të fortë.

Edhe trajneri na ka vënë në dukje mangësitë që kemi. Të shpresojmë sepse goli është edhe pak fat. Balaj ka pasur raste të mira, po s’ka dashur fati të shënojmë. Nëse fitojmë këtë ndeshje, gjithçka do të jetë mjaft mirë”, përfundoi Lilaj.

Related posts

PËSOJNË HUMBJEN E DYTË TË SEZONIT/ Spali i prish festën “Zonjës së Vjetër” me përmbysje

Delo.autor

PAS 4 MINUTASH LOJË/ Dybala hesht “San Siron”, shembet muri Skriniar-Handanovic (VIDEO)

Delo.autor

“MURI ZIKALTËR”/ “Burgosi” KANE: Mbrojtësi De Vraj tregon sekretin sesi markohet…

Isa.Autor

Leave a Comment