Futboll Shqipëri Sport

“Kombëtarja arrihet edhe me Superioren”/ Flet lojtari kuqezi: Skocia? Luajmë si të dojë trajneri

Krahas Sabien Lilajt, në konferencën e radhës për shtyp të Kombëtares ka dalë edhe mesfushori Enis Gavazaj. Ish-lojtari i Skënderbeut deklaroi:

“Ne trajneri na ka vënë në dukje mangësitë. Sidomos nga rastet, kemi pasur shumë të tilla. Vetëm fati s’ka qenë me ne, tjerat ishin në rregull. Ndeshjen e parë luajtëm me një formacion ndryshe, 3-5-2, që mendoj se nuk ishte mbrojtëse, por ishte në të dy fazat. Në futbollin modern duhet të kesh edhe fazën e mbrojtjes, edhe të sulmit.

Jo, edhe kur isha te Skënderbeu, edhe unë, edhe Abazaj, kishim mundësi të vinim në Kombëtare. Padyshim këtu niveli është i lartë, por me punë arrihet.

Niveli i Superiores nuk është i ulët. Ndoshta pak ritmi, por jo niveli. Është kampionat i mirë dhe kompetetiv. Kemi treguar me Skënderbeun në Europa League që nuk është kampionat i dobët në Shqipëri.

Në ndeshjen miqësore që kishim me Jordaninë, luajtëm me 3-5-2. Nëse e mendon trajneri për të luajtur ashtu, ne mund të luajmë pa problem. Nëse mendon një skemë tjetër, duhet të përshtatemi si ekip”, përfundoi ai.

Related posts

I SKADON KONTRATA VERËN E ARDHMSHE/ Bonaventura kërkohet nga ekipi tjetër i Serisë A…

Delo.autor

FITORJA E REAL MADRID/ Vinicius JR protagonist në fitoren e vështirë të Real Madridit ndaj Valladolidit

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Debati është ndezur. Cili është favoriti për ta fituar Ligën e Kampionëve në Kiev?

Q.Autor

Leave a Comment