Futboll Premier League Sport

SHAQIRI REAGON PËR AKUZAT ME STOKEN/ “Jam fitues i Champions League, meritoj respekt!”

Xherdan Shaqiri insiston se ai meriton më shumë respekt, si një fitues i Champions League. Futbollisti i përfaqësueses zvicerane, me kombësi shqiptare që u ble nga Liverpool për shumën e £13.5milionë, beson se ai duhet kujtuar për trofetë e fituar me FC Basel dhe Bayern Munich, më shumë se për rënien nga kategoria që pësoi sezonin e kaluar me Stoke. 27-vjeçari Shaqiri ishte pjesë e skuadrës së Bayern Munich që u shpall kampione e Champions League në vitin 2013. Shaqiri fitoi gjithashtu edhe dy tituj kampion në Bundesliga, dy Kupa të Gjermanisë, një Kupë Bote për klubet, sikurse dhe tre tituj kampion të Zvicrës me Basel

“Rënia nga kategoria me Stoke ishte një eksperiencë shumë negative, për klubin dhe për mua dhe shpresoj që ata të rikthehen sa më parë në Premier League. Por pavarësisht asaj që ndodhi, unë jam një fitues Champions League. Mendoj se kjo gjë meriton respekt. Njerëzit duhet të kujtojnë se ku kam luajtur më parë, cilësitë që kam dhe gjtihçka që kam arritur në futboll. Kam luajtur për një prej klubeve më të mëdha në botë, me Bayern Munich dhe tani pol luaj gjithashtu për një tjetër klub të madh. Prandaj nuk ndjej ndonjë presion lidhur me fanellën e Liverpool. Kurdo që kthehem në Munich, tifozët më shprehin dashuri. Dua që edhe këtu të jetë e njëjta gjë. Pse jo, për një herë të dytë”, deklaroi Shaqiri.

Related posts

LIVE/ Eibar-Barcelona, Messi ndëshkon

Delo.autor

Chelsea gjen zëvendësuesin e Thibaut Courtois tek Stoke City

Sadik.Autor

“JAM I BINDUR SE…”/ Marotta konfirmon: Për të shkarukuar një trajner duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment