MMA Sport

KHABIB BËN “GANGSTERIN”/ Le të më dënojnë 10 vjet

Khabib Nurmagomendov dhe Konor Mek Gregor vazhdojnë të jenë të pezulluar për një kohë të pacaktuar nga Komision i Sportit në Nevada, pas incidentit që ata shkaktuan në duelin e UFC 229.

Pas përfundimit të këtij dueli të dy luftëtarët filluan të përlesheshin me skuadrën e kundërshtarit dhe kjo ishte diçka e paprecedentë. Komisioni ka shtyrë tashmë edhe marrjen e vendimit për të bërë një ballafaqim me të dy sportistët. Por duket se Khabib nuk ka ndërmend që të shkojë për ballafaqim, shkruan PanoramaSport.

“Më 10 dhjetor ata do të mblidhen sërish dhe do të më kërkojnë, por unë nuk do të shkoj. Unë mbrojta familjen, fenë dhe vendin tim. Nëse ata dëshirojnë të më ndëshkojnë le ta bëjnë. Le t’i marrin të gjitha paratë që kam fituar dhe të më dënojnë edhe 10 vjet. Nuk ka asnjë rëndësi për mua. Unë jam i pafajshëm. E nisa dhe e mbylla duelin si burrë, unë e fitova duelin brenda rregullave të lojës. Pas duelit unë i tregova MekGregor atë që ai kishte bërë për disa muaj me radhë para sfidës.

Related posts

MILAN KËRKON TË RINGRIHET, INTERI DO HAKMARRJEN/ Sonte derbi i Madoninës, pritet debutimi i Walker dhe Asllani në stol

F.autor

SFIDA NDAJ LEVANTES/ Koeman e grumbullon në ekip, zbulon planin e rikuperimit të plotë të Ansu Fati

Delo.autor

DRITARJA E TRANSFERIMEVE/ Serie A zyrtarizon dy datat për merkaton, ja ndryshimi nga viti i kaluar

Delo.autor

Leave a Comment