Futboll Seria A Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ INTERI është gati të shesi 20 milionë euro më pak sulmuesin

Manchester United ka rikthyer sytë nga Ivan Perisic, teksa Interi po mendon nëse do ta shesë sulmuesin kroat. Shtypi italian sugjeron se një ofertë 34 milionë euro mund ta tundojë Inter-in për ta shitur lojtarin, i cili ka patur vështirësi për të mbajtur një rendiment të lart këtë sezon. United shfaqi një interes për ta mrarë me Perisic gjatë verës, por oferta e tyre 54 milionë euro u refuzua.

Por sipas “Calciomarcato”, situata mund të ndryshojë në merkaton e janarit, me zikaltrit që mund ta ulin çmimin në 34 milionë euro. Nuk përjashtohet edhe një këmbim me sulmuesin francez të United, Anthony Martial, edhe pse momentalisht francezi është lojtari më në formë tek United.

Perisic ka shënuar dy herë dhe ka asistuar në dy gola të tjerë në 16 ndeshje për Inter-in në këtë sezon. Me Jose Mourinho-n që është prej kohësh një admirues i sulmuesit, i cili ndihmoi Kroacinë të arrinte finalen e Kupës së Botës gjatë verës.

Anglezët ishin të gatshëm të paguanin deri në 54 milionë euro gjatë verës për të përforcuar e sulmin. “Djajtë e Kuq” kanë lojtarë si: Martial, Marcus Rashford, Jesse Lingard, Alexis Sanchez dhe Romelo Lukaku në sulm, por të gjithë këta kanë zhgënjyer, teksa skuadra e Mou ndodhet 12 pikë larg kryesuesve të Manchester City në renditje.

Related posts

Hasan Lika nuk fshihet më: Tani synojmë Kupat e Europës

Q.Autor

“TRADHTIA” E BONUÇIT/ Zbulohen mesazhet ku shokët i kishin ngritur kurthe të mos kthehej tek Juventusi

Delo.autor

NJË MUAJ NGA CEREMONIA NË PARIS/ “Rrjedh” në media lista e supozuar, që ia jep “Topin e Artë” këtij futbollisti

Delo.autor

Leave a Comment