Futboll Seria A Sport

RAMOSI NUK “RESPEKTOHET”/ UEFA publikon “murin mbrojtës” më të fuqishëm në Europë

Milan Skriniar i Inter vijon ngjitjen e shkallëve drejt majës së futbollit europian. Që në vitin e tij të parë në Champions League, mbrojtësi sllovak zikaltër është përfshirë në listën e mbrojtësve më të mirë të Europës. Ky vlerësim për futbollistin e skuadrës së Inter është njoftuar në faqen zyrtare të UEFA-s  për Champions League.


I cilësuar si një prej 5 mbrojtësve më të mirë të kompeticionit më të rëndësishëm continental në rang klubesh, Skrinar shoqërohet në podium nga Koulibaly i Napolit, Godin i Atletico Madrid, Stones i Manchester City dhe Van Dijk i Liverpool. Është padyshim ky muri më i vështirë për tu kaluar në UEFA Champions League, me futbollistë tashmë prej disa sezonesh të konfirmuar në ekipet e tyre, dhe që po bëjnë ligjin edhe në Europë.

Related posts

IBRAHIMOVIC NUK NDRYSHON KURRË/ Shikoni se si kacafytet me portierin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Kosovë-Çeki. Rezultati 1-1

Delo.autor

NË SPANJË E BËJNË TË SIGURT/ Fantazisti i Realit të Madridit transferohet te Milani

Delo.autor

Leave a Comment