Futboll Kombëtarja Sport

SHQIPËRIA rrezikon rënien/ KUQEZINJTË kanë ende shpresë për të shmangur më të keqen

Të shtunën Shqipëria mbyll llogaritë në “Loro Boricci” përballë Skocisë. Nëse kuqezinjtë mposhten në shtëpi, ata nuk rrezikojnë direkt të bien nga Liga C në Ligën D, pasi duke qenë se grupi jonë është me tre ekipe, skuadrat që zbresin në ligën e fundit janë vendet e katërta. Megjithatë, ekipi nuk duhet të mbetet i qetë. Shqipëria do të përfshihet mes ekipeve të treta më të mira gjithmonë nëse përfundon në këtë pozicion, por edhe ky nuk është një rezultat i mirë.

Kuqezinjtë për të vazhduar më tej garën në Ligën e Kombeve, duhet të mposhtin të paktën me 4 gola diferencë Skocinë të premten, në mënyrë që të mos përfundojnë në vendin e tretë, pozicioni i fundit në grupin 1. Por shanset duken shumë të vështira, duke parë se Skocia nuk është aspak një ekip modest. Prandaj duhet pritur ndeshja e fundit e Qipros në grupin 3 dhe në rast dështimi të Shqipërisë dhe një golavarazhi më të mirë të qipriotëve, jemi ne që zbresim në Ligën D, e caktuar nga rregullorja e UEFA-s. Shqipëria ka golavarazh të barabartë me Qipron (-3), por me tre pikë, pasi ka fituar një ndeshje në shtëpi, ndërsa Qipro asnjë ( i ka humbur të dyja).

Prandaj, të shtunën ndaj skocezëve, ekipit i bën punë vetëm fitorja, pastaj llogaritë matematikore do të nxjerrin në dritë dhe rrugëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Related posts

VIDEO/ Sadiku i bëri për vete me spanjishten, tifozët tallen me Gareth Bale

Q.Autor

Pesë goditje, pesë gola… rekordi i mbrojtësit të Lazio!

Sadik.Autor

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Muller tregon mënyrën e vetme si mund ta ndalin bavarezët “Pleshtin”

Delo.autor

Leave a Comment