Futboll Sport

SHUHEN SHPRESAT E ITALISË PËR ALAN/ Lojtari i Napolit merr ftesën zyrtare nga Brazili

Italia kishte provuar ta bindte të pranonte një grumbullim të mundshëm, por braziliani Alan ka zgjedhur të veshë fanellën e kombëtares së vendit të tij. Mesfushori i Napolit, siç shkruan  “Tuttosport”, ka marrë ftesën zyrtare pas paraqitjes shumë të mirë që ai bëri në Champions League kundër PSG-së.

Ish-lojtari i Udinezes ka shansin të luajë me Brazilin në dy miqësoret me Uruguain dhe Kamerunin, që do të luhen në datat 16 nëntor dhe 10 nëntor, në Angli.

Tek Italia shpresuan për një tjetër rast “Zhorzhinjo”, duke qenë se Alan nuk po grumbullohej nga Brazili, por tashmë gjithçka ka marrë fund, pasi trajneri i “Selesaos”, Tite, e ka në planet e tij. / Vipsport.al/F.R

Related posts

MESSI GJEN RIVAL TË RI/ Garë me Mbappe për “Këpucën e Artë”

Delo.autor

RRËFEHET GREIZMANN: BARÇËS nuk i thuhet “JO”: Epo unë e bëra sepse…

Isa.Autor

COVID-19 I PRISH PUNË SULMUESIT SHQIPTAR/ Ja kur do të rikthehet tek Partizani Jasir Asani

Delo.autor

Leave a Comment