Futboll Shqipëri Sport

SHUHET “ËNDRRA” EUROPIANE/ UEFA nuk ia beson sërish finalen SHQIPËRISË (FOTO)

Shqipërisë i është refuzuar sërish mundësia për të qenë vendi organizator i finales së Superkupës së Europës së 2021. UEFA ka zgjedhur kandidaturat finale për organizmin e ndeshjeve finale të katër kompeticioneve më të rëndësishme për klubet europiane (Champions League, Europa League, Superkupa, dhe Champions League-a për femra).
Në listën e pretendetëve për të fituar të drejtën e mbajtjes së finales së Superkupës së Europësm Shqipëria nuk është konsideruar duke u lënë jashtë.

Qeveria e futbollit europian ka zgjehur Bjellorusinë, Finlandën, Irlandën e Veriut dhe Ukrainën.

FSHF-ja kërkoi të organizonte pas dy vitesh finalen e Superkupës së 2020, në “Arenën Kombëtare”, por UEFA nuk ka pritur më për këmbënguljet e palës shqiptare dhe ia besoi finales Portugalisë, ku do të luhet në stadiumin e skuadrës së Porto “Dragao”.


Related posts

MotoGP/ Aprilia në gjendje kritike, ikjet nuk kanë fund

Sadik.Autor

“NUK VIJ MË…”/ Ish-mbrojtësi i Kukësit rrëfen tmerrin e tërmetit

F.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Tirana. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment