Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Tirana. Rezultati 1-1

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë Superiore. Ndeshja që në fillim nisi shumë mirë, me të dyja skuadrat që kishim dy raste të arta shënimi, fillimisht Skënderbeu me Mensah dhe më pas Tirana me Najdovskin.

FT| Skënderbeu-Tirana 1-1

Mara 42’/ Batha 70′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90’ Akordohen 5 minuta shtesë!

89’ Goditje dënimi për Tiranën pranë zonës së rreptësisë! Provon Batha me një gjuajtje të fortë, por topi ndalet në duart e Dajsinanit.

79′ Pretendon për penallti Tirana, me Hoxhallarin që pas një kontakti me Berishën, rrëzohet në zonë.

78′ Ahmataj largon nga fusha Taipin, për të inkuadruar në vendin tij Elvi Berishën.

73’ Kryen 3 zëvendësime të menjëhershme! Për Skënderbeun largohet nga fusha e lojës Rrapaj, për t’i lënë vendin Pusit. Nga ana tjetër, Dede largon nga fusha Halinin dhe Sasrakun, për të inkuadruar Giamfi dhe Danso.

70’ GOOOOOOL TIRANA 1-1! Fantastik Idriz Batha i cili e merr topin nga mesfusha dhe pasi shpërthen bukur në zonë, ia del të shënojë golin e barazimit.

67’ Momente nervozizmi në fushën e lojës! Ismajlgeci godet Qaqin pa top dhe gjyqtari Meta nuk fal duke e ndëshkuar me karton të kuq.

62’ Rrezikon Tirana për të gjetur golin e barazimit. Sasraku provon me një gjuajtje nga brenda zonës, por topi shkon mbi portën e mbrojtur nga Dajsinani.

58’ Krosim i rrezikshëm i Meksit nga krahu i majtë, por Mensah nuk përfiton në zonën e Tiranës.

49’ Mundësi e mirë për Tiranën! Sasraku pason te Muçi, i cili sapo gjen pak hapësirë gjuan nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë. Sulmuesi i bardhebluve nuk i beson syve!46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Tirana. Dede largon nga fusha e lojës Najdovskin, për t’i lënë vendin Torasës, i cili është vonuar dhe Tirana e luan pjesën e dytë me 10 lojtarë për pak sekonda.

Mbyllet pjesa e parë!

45’ Pranë golit të dytë Skënderbeu, përsëri me një kundërsulm. Rrapaj lëviz bukur në të majtë, por ndalet nga Bekaj, topi më pas shkon të Mara, i cili ia lë Mensah, por ky i fundit shpërdoron gjithçka dhe gjuan mbi portë.

42’ GOOOOOOOL SKËNDERBEU 1-0! Aksion model i korçarëve të cilët nisen me një kundërsulm, dhe pas kombinimeve shumë të bukura mes Mensah dhe Mara, ky i fundit finalizon me sukses dhe kalon të tijtë në avantazh.

39’ Mundësi e mirë për Tiranën, Batha kroson nga e majta, Halili provon me kokë, por Dajsinani largon topin i cili shkon te Muçi, me këtë të fundit që gjuan mbi portë.

37’ Tenton Skënderbeu në këto momente të rrezikojë, duke provuar me pasa të shkurtra, por të gjitha aksionet mbyllen nga mbrojtësit bardheblu te vija e 16 metërshit.

33’ Mbrohet mirë Skënderbeu në këto momente, Tirana e ka të pamundur për të rrezikuar brenda zonës. Korçarët tentojnë të surprizojnë me kundërsulme.

19’ Tirana provon të gjejë golin e avantazh, me Muçin i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Dajsinani është i vëmendshëm dhe ndal gjithçka.

10’ Çfarë rasti për Tiranën! Najdovksi shpërdoron një mundësi të artë shënimi, teksa pas një topi shumë të bukur të marrë nga Sasraku, e gjuan topin direkt, por sfera shkon mbi traun e portës.

6’ Tjetër mundësi e mirë për Skënderbeut, është Mara këtë herë i cili gjuan bukur nga jashtë zone me të majtën, por Bekaj ndal gjithçka.

2’ E pabesueshme çfarë ka humbur Mensah, i cili merr një pasim perfekt nga Mara në zonë dhe portën e boshatisur nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

Ka startuar sfida!

Related posts

KASTRIOTI-TEUTA/ SUPER GOL nga goditja e dënimit, Bregu zhbllokon sfidën për “Durrsakët” (VIDEO)

Delo.autor

DUHET PRITUR ENDE RIKTHIMI I TIJ/ Armando Broja vazhdon rikuperimin intensiv

F.autor

ZBULON PRAPASKENAT TEK TIRANA/ Shehi: Herën e fundit që bëra sherr kërciti grushti

Delo.autor

Leave a Comment