Futboll Premier League

SINJAL I MIRË PËR TIFOZËT/ Pochettino: Chelsea është rivali ynë më i madh, jo Arsenali

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino beson se rivali më i madh i skuadrës së tij në Londër është Chelsea dhe jo Arsenali.

Tottenhami do të përballet sot me Chelsean në Wembley në kuadër të Premierligës.

“Është një sinjal i mirë që fansat tonë kërkojnë më shumë çdo stinor, ndërsa sa i përket rivaliteti, gjithmonë i shikon skuadrat përpara teje”, ka thënë Pochettino.

“Për ne, Chelsea, Arsenali dhe West Hami kanë qenë rivalët tanë më të mëdhenj. Por mendoj se ka ndryshuar pak për shkak të pozitës tonë në renditje”.

Tottenhami ka përfunduar mbi Arsenalin në dy stinoret e fundit, dhe ka përfunduar mbi Chelsean po ashtu stinorin e kaluar.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Kabral ndëshkon Partizanin me një finte, por gjyqtari ndërhyn dhe… (VIDEO)

Delo.autor

HYRI NË HISTORI/ Ja historia PREKËSE e futbollistit të Bayern Munich

Isa.Autor

Hamsik: Asnjëherë nuk mendoja, të arrija 500 ndeshje me Napolin

Sadik.Autor

Leave a Comment