Futboll Ligue 1 Sport

“DUHET TA DËGJOSH MAMANË”/ Tifozët e PSG-së protestojnë kundër transferimit të Pogba me parulla (FOTO)

Pol Pogba është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës, pasi e ardhmja e tij duket larg Mançester Junajtid. Mesfushori francez është në diskutime me disa klube dhe pista më e mundshme për të duket se për momentin është PSG. Por ka një problem mjaft shqetësues, pasi tifozët e klubit parisien nuk e duan futbollistin e përfaqësueses.

Në ambientet pranë stadiumit të kryeqytetasve dhe në fushën stërvitore të tyre janë shpalosur parulla të ultrasve kundër lojtarit. Ata nuk duan që Pogba t’i bashkohet Mbape & Co. Ndaj kanë zgjedhur një mënyrë origjinale për të treguar këtë qëndrim të tyre.

“Pogba, duhet ta dëgjosh mamanë. Ajo nuk të do këtu dhe as ne”, shkruhej në një nga parullat e mëdha të shpalosura nga mbështetësit e PSG.

Kjo parullë i referohej një interviste të dhënë nga Pogba në vitin 2018 për “Canal+”. “Nuk tundohem nga një transferim te PSG. Prindërit e mi janë tifozë të Olimpik Marsejës, ndaj Parisi nuk bën pjesë në planet e mia”, ishin fjalët e Pogba asokohe. Situata mund të ketë ndryshuar këtë vit për mesfushorin, por jo për tifozët të cilët nuk duan një lojtar me familjarët që bëjnë tifo për tifozët e urryer, ndaj kanë mbajtur këtë qëndrim kundër tij.

Related posts

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Surprizohet Kukësi, Aponia “shtang” verilindorët në Fier

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Sulmuesi Immobile shpërthen ndaj mjekut anglez: Debil, shkofsh në djall! (FOTO)

Delo.autor

Episod qesharak në Poloni. Shokët e skuadrës keqkuptohen, përfiton kundërshtari

Q.Autor

Leave a Comment