Futboll Sport

Skocisë i dëmtohet një tjetër titullar/ Plas gallata në rrjetet sociale: Ti kërkojmë Shqipërisë që të luajmë me 5

Dëmtimet janë kthyer në një makth për Skocinë. Së fundmi kundërshtari i Shqipërisë në Ligën e Kombeve ka humbur edhe qendërmbrojtësin Kieran Tierni, i cili është larguar nga grumbullimi pak orë më parë, teksa nuk do të jetë i gatshëm ndaj kuqezinjve në “Loro Boriçi”. 21-vjeçarit aktivizohet me Sëlltik, teksa numëron 12 paraqitje me kombëtaren skoceze.

Lajmin për largimin e mbrojtësit e ka bërë publike vetë Federata Skoceze e Futbollit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Numri i të dëmtuarve në radhët e skocezëve ka shkuar në 9, teksa 6 futbollistë që luajtën si titullarë në takimin e parë, nuk do të jenë.

Skocia

Nuk kanë munguar komentet ironizuese në faqen e Federatës Skoceze ku më pikantet ishin: “As nga qeveria e Tereza Mei nuk ka pasur kaq largime”. “Unë propozoj t’i kërkojmë Shqipërisë të luajmë pesëshe”. “Para se të më kërkoni, po ju them që jam i dëmtuar edhe unë”, shkruanin tifozët skocezë.

Related posts

Aguero është lojtari i muajit me 5 gola në 4 ndeshje

Q.Autor

FITORJA ME NAPOLIN LË PASOJA/ Milani humbet kapitenin

F.autor

EUROPA LEAGUE/ Napoli-Arsenal, Ozil dhe Shkodran Mustafi titullar në këtë ndeshje (FOMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment