Futboll Shqipëri Sport

SPEKTAKOLAR/ Magja e Ergys Kaçes: Shikoni SUPERGOLIN ndaj Olimpiakosit në derbin e Athinës (VIDEO)

Ergys Kaçe ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme kthimin e tij në radhët e përfaqësueses shqiptare me një gol fantastik në derbin e Athinës mes Olimpiakos dhe Panathinaikos.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, si gjithmonë titullar në radhët e skuadrës së Panathinaikos, i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij me një supergol në minutën e 61 të ndeshjes.

Pas një kontrolli të shkëlqyer jashtë zonës kundërshtare, ai lëshoi një predhë me një gjuajtje fluturimthi nga distanca e cila u ndal vetëm poshtë kryqëzimit të shtyllave, duke kaluar në avantazh të “gjelbrit”, për të cilët një ndeshje ndaj Olimpiakosit ka gjithmonë një shije shumë të veçantë.

Related posts

Inter “blindon” qendërmbrojtësin që shkëlqeu këtë sezon me një kontratë të re…

Sadik.Autor

MERR FUND GJITHÇKA/ Zbulohet plani i INTERIT për transferimin e MODRIC në JANAR

Isa.Autor

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK LAZIO/ Portieri Strakosha drejt transferimit në Premier League tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment