Futboll Seria A Sport

SPEKTAKOLAR/ Memushaj një lider në Itali, harkimi perfekt i vlonjatit bën Peskarën të gëzojë (VIDEO)

Ledian Memushaj vazhdon të konfirmohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm tek Peskara, teksa ekipi është pretendent për ngjitjen në Seria A këtë sezon. Në ndeshjen e sotme, Peskara pret në shtëpi Leçen, dhe shifrat janë zhbllokuar që në minutën e 3-të në favor të vendasve.

Në një top nga e djathta, është pikërisht Memushaj i cili harkon një krosim perfekt për sulmuesin Mankuzo, dhe ky i fundit me kokë zhytet për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij. Ky ishte edhe asisti numë gjashtë për mesfushorin vlonjat në këtë sezon, në 11 ndeshje.

Related posts

Low kritika Gjermanisë/ Ekip i lodhur, kështu humbasim titullin

Sadik.Autor

50 DITË TEK BARCELONA/ Setien nuk e gëzon besimin e dhomës së zhveshjes

Delo.autor

Kaos te Skënderbeu, Fakiç kundër Dajës: Kam besuar se kapiteni…

Sadik.Autor

Leave a Comment