Futboll La Liga Sport

SURPRIZË/ REALI ka dorëzuar kontratën në Federatë, Solari do të mbetet trajneri DERI në…

Santiago Solari do të vazhdojë të jetë trajneri i Real Madrid dhe tashmë mungon vetëm deklarata zyrtare e klubit. Dy javë pasi u emërua si trajneri i përkohshëm, Real kishte kohë deri ditën e hënë për të gjetur një trajner të përhershëm.

Sipas Reuters, Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë kontratën “full-time” të Solari-t, që do të thotë se ai do të mbetet në stolin e Los Blancos deri në fund të sezonit.

“Çdo gjë është në rregull, Real Madrid ka dorëzuar kontratën dhe nuk ka asnjë problem,” shprehet një burim i RFEF për Reuters. Aspekti i vetëm i pazbuluar është nëse Solari do të vazhdojë përtej këtij sezoni apo deri në verë, siç raporton Jogones.

Gjithsesi, burime të tjera pretendojnë se Real i ka ofruar Solarit një kontratë deri më 2020. Një konfirmim zyrtar pritet të dalë brenda kësaj jave.

 

Related posts

U ARRIT SHKËMBIMI ME “ZONJËN E VJETËR”/ Leonardo Spinazzola mbërrin në Romë, ja përfitimet

Delo.autor

Neymar merr frymë lirisht, PSG i jep lajmin e mirë

Delo.autor

Serie A/ Rezultatet e pjesëve të para, Napoli ‘i çmendur’, Interi në disavantazh (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment