Futboll Sport

STRATEGJIA E SPALETIT TE INTER/ I butë kur humbet dhe agresiv …….

Polemika për Luçiano Spaletin është diçka fiziologjike. E jo vetëm sepse është toskan dhe prej karakterit. Spaleti studion përpara se të përgjigjet, i lë pak vend imagjinatës dhe rastësisë. Është strategjik, luan gjithmonë në “kundërsulm”, sikur të ishte një 4-2-3-1 me fjalë.

Nuk jemi ende në nivelet e paarritshme të Murinjos (sa për të vazhduar me paralelizmin e mësipërm) që kishte rreth tij persona të dedikuar për komunikimin, por edhe Luçiano kërkon këshilla. Arsyeja është një, rezultati gjithmonë i njëjtë. Spaleti është i bindur që ky Interi për të dhënë maksimumin nuk mund t’i lejojë asnjëherë vetes (për nga karakteri i protagonistëve, për forcat teknike në fushë) të ulë mbrojtjen, së paku jo nëse objektivi është të luftohet për majat. Nëse kjo skuadër ka një shans për të ndjekur Juvetusin, mund ta arrijë vetëm përmes evitimit të uljes së tensionit.

Kjo është pika e nisjes. Rezultati është një trajner që luan “në krahun e kundërt”: që shton tonet kur në fushë gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet. Ose kur, si me Barcelonën, kap fluturimthi një vetëkënaqësi për limitimin e dëmeve. Anasjelltas, Spaleti ul tonet kur duhet të marrë rolin e mbrojtësit, pas një humbjeje apo paraqitjeje negative:Luçiano polemik shndërrohet në një “rrufepritëse”, një “stoper” perfekt përballë kritikave të parashikueshme kundrejt lojtarëve të tij.

STUDIMI – Kështu Spaleti motivon dhe mbron grupin e tij, mund të habisë vetëm ata që nuk e njohin: diçka e dobishme për të sjellë në “Appiano” të gjithë me forcat e duhura. Vepron njësoj edhe në konferencën përpara ndeshjes. Stërvitet, pra, edhe me fjalët: “Forca Roma”, në zonën mikse të “Olimpico”-s të hënën në mbrëmje nuk ishte i rastësishëm.

Related posts

SAKRIFIKOHET NEYMAR/ PSG ka gati tre karta për të bindur Mbappe, në paketë përfshihet edhe blerja e mikut të tij

F.autor

MERKATO E JANARIT/ Në Spanjë janë të sigurt, klubi i madh do të hidhet në sulm për trajnerin Allegri

Delo.autor

EPISODI SPAL-FIORENTINA/ VAR-i rishkruan historinë në Serinë A, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment