Futboll La Liga Sport

SULMUESI I JEP ULTIMATUM BARCELONËS/ Nëse s’ka ndryshime, do iki në janar

Renditja në krye të tabelës në La Liga, rezultatet e mira në Champions League, rikthimi i Messit pas dëmtimit, krijojnë panoramën e një Barcelone që duket se gjithçka po shkon ashtu siç duhet, por në fakt ndryshe paraqitet situata në zyrat e klubit.

Katalanasit kanë një problem dhe ai quhet “Malcom”. Sulmuesi ka paralajmëruar drejtuesit e klubit se do të kërkojë të largohet në merkaton e janarit nëse nuk do të marrë më shumë minuta.

Braziliani u prezantua si blerja më e shtrenjtë verës, por deri në këtë fazë të kampionatit ai ka luajtur vetëm 25 minuta. Malcolm nuk është në planet e trajnerit Ernesto Valverde, dhe sipas “Mundo Deportivo”,  21-vjeçari është në një gjendje të rënduar psikologjike.

Në zyrat e klubit është kthyer në çështje “Malcom”. Edhe pse lojtari ka deklaruar se qëllimi i tij është të triumfojë në “Camp Nou”, një gjë e tillë duket paksa e vështirë. Kjo situatë e  bërë lojtarin të mendojë seriozisht të ardhmen e tij dhe të kërkojë largimin. Merkatoja e janarit pritet të jetë deçizive për të.

Related posts

A është ky Botërori më i nxehtë në tribuna? (FOTO)

Sadik.Autor

Champions League/ Shënohen 3 gola në 6 takimet e mbrëmjes, befasohet REALI

Isa.Autor

PARA NDESHJES NDAJ WEST HAM/ Trajneri Tuchel: Mjekët do të më vrasin, por besoj se…

Delo.autor

Leave a Comment