Futboll La Liga Sport

PËRJETUAM MAKTHIN E LEGANES/ Valverde pas fitores 3-2 ndaj Rayo

Barcelona bëri dje një përmbysje drithëruese e fantastike në La Liga, duke mundur 3-2 Rayo Vallecano në 3 minutat e fundit, kur ishte në disavantazh 1-2. Ai që barazoi shifrat ishte Ousmane Dembele, i aktivizuar nga trajneri Ernesto Valverde në pjesën e dytë në vend të Rafinha. “Unë pres shumë nga Dembele, pasi mund të jetë i rëndësishëm për repartin sulmues. Ashtu sikurse edhe bëri në fitoren 3-2 ndaj Rayo”, u shpreh trajneri Valverde.

Skuadra “blaugrana” për një moment përjetoi makthin e humbjes së shtatorit në fushën e Leganes, gjë që konfirmohet edhe nga trajneri Valverde. “Për një moment fantazmat e “Butarque” ishin kudo në fushë, sidomos në pjesën e dytë. Por në fund bëmë diferencën, duke luajtur ndryshe dhe duke bërë diçka ndryshe nga ajo humbje. Rayo përmbysi avantazhin tonë dhe nuk ishte e lehtë të bëje të njëjtën gjë, por ia dolëm mbanë”, tha Valverde.

Related posts

ÇFARË SHKËLQIMI/ UZUNI mahnit KROATËT me paraqitjet e tij spektakolare (VIDEO)

Isa.Autor

NË GJERMANI E BËJNË TË SIGURT/ Juventusi transferon “njeriun e mrekullive” të Bundesligës

F.autor

TOTTENHAM-MANCHESTER CITY/ Pritet një derbi i “zjarrtë” dhe spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment