Futboll Premier League Sport

SUPERSFIDA/ E gjymtuar ndaj Holandës: Francës i mungojnë 4 yjet e Premier League

Yjet e Premier League, Anthony Martial, Paul Pogba dhe Benjamin Mendy do të mungojnë në përballjen kryesore të Francës ndaj Holandës, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve, sikurse dhe në miqësoren ndaj Uruguay, për shkak të dëmtimeve. Lajmin e ka konfirmuar vetë Federata Franceze e Futbollit të hënën. Treshja e futbollistëve të Premier League udhëtuan drejt Parisit për t’u takuar me përfaqësuesen e Francës, por u konsideruan si fizikisht të pamundur për të luajtur në ekipin e trajnerit Didier Deschamps, që mund të kualifikohet për në fazën finale të Ligës së Kombeve nëse do të fitojë të premten ndaj Holandës.

Sulmuesi i Manchester United, Martial i cili po gëzon një formë dhe paraqitje shumë të mirë me klubin e tij, duke shënuar plot 6 gola në pesë ndeshjet e tij të fundit në Premier League, po vuan një tërheqje muskulare. Mesfushori kampion bote në fuqi, Pogba, që mungoi edhe në derbin e Manchester, vuan një dëmtim në kofshë. Ndërkohë, mbrojtësi i Manchester City, Mendy, pas një skaneri të realizuar në kryeqytetin e Francës, u zbulua se ka një problem në gju. Edhe sulmuesi Alexandre Lacazette kishte zëvendësuar fillimisht Martial, por sulmuesi i Arsenal ishte i pamundur të bashkohej me kombëtaren. Vendi i tij u plotësua nga sulmuesi i Borussia Moenchengladbach Alessane Plea që realizoi një tregolësh në Bundesligë, në fitoren e Werder Bremen të shtunën.

 

Related posts

I BUZËQESHUR ME SHALLIN ZIKALTËR/ Romelu Lukaku zbarkon në Milano: Jam shumë i lumtur

F.autor

KRAHASON ATALANTA-N ME JUVENTUS-IN/ Demiral: Nuk jam stërvitur askund tjetër kaq intensivisht sa këtu

Delo.autor

REALIZOI 4 GOLA NË 32 MINUTA/ Ja përgjigja epike e talentit Haaland pas fitores ndaj Hertha Berlin…

Delo.autor

Leave a Comment