Futboll La Liga Sport

SHOKOHET FUTBOLLI/ “JETË A VDEKJE”: Futbollistin e njohur e qëllojnë me 6 PLUMBA

Nëse ende nuk e keni marrë vesh, futbolli në Kolumbi është çështje serioze, për jetë a vdekje. Po, në kuptimin e vërtetë të fjalës, kujtoni të shkretin Eskobar në 1994, kur mbrojtësi fatkeq shënoi autogol në ndeshjet kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kolumbia u eliminua. Pak ditë më vonë Eskobar mbeti i vrarë në Kolumbi, e hoqën qafe kartelet e drogës, nga nervat e kualifikimit dhe nga paratë e basteve të humbura për fitoren e Kolumbisë.

Edhe ditën e sotme ka ndodhur diçka e ngjashme në Kolumbi, në Kali, sepse një futbollist ka rrezikuar jetën pikërisht pak orë pas eliminimit të ekipit të tij.

Deportivo Kali, klub i madh në Kolumbi, fitoi dje 1-0 në ndeshjen e fundit të kampionatit, por nuk arriti të renditej mes 8 ekipeve të kreut, që kalojnë në play-off për titull.

Duket se zemërimi për eliminimin nuk përballohet lehtë në Kolumbi, sepse sot futbollisti Juan Sebastian Quintero ka rënë pre e një atentati.

Makina e tij u qëllua nga 6 plumba, por për fat të mirë futbollisti ia hodhi paq, duke mos u goditur nga plumbat. Deportivo Kali ka dënuar ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për të shmangur ngjarje të tilla të dhunshme, që tregojnë edhe një herë anën e frikshme të futbollit kolumbian.

Related posts

NUK I NDAL ASKUSH/ Juve kanibalësh, ja rekordet që mund të tentojë sivjet

Isa.Autor

MORI KARTON TË KUQ NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Juventusit nuk i mbarojnë problemet, titullari do të mungojë kundër…

Delo.autor

MOTI I KEQ NË VEND/ FSHF-ja shtyn 6 ndeshjet planifikuara të Kategorisë së Dytë

Delo.autor

Leave a Comment