Futboll Shqipëri Sport

SURPRIZA PAFUND/ Dy miqësoret me Maltën, Alban Bushi publikon listën e lojtarëve (FOTO)

Trajneri Alban Bushi ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore, që Shqipëria U-21 do të luajë kundër Maltës: më 16 nëntor, ora 19:00, në “Selman Stermasi” dhe më 19 nëntor, në “Loro Boriçi”, ora 19:00. Në fjalën e tij, tekniku i kuqezinjve të kësaj grup-moshe ka nënvizuar:

“Lista nuk mund të them që është e re, por ka shumë emra të rinj, sepse datëlindja 96-97 nuk merr pjesë për shkak të moshës. Kemi lënë disa lojtarë nga kampionati shqiptar, por dua të provoj lojtarë të rinj. Malta është kundërshtar modest, por edhe ne jemi modestë. Vetëm Malta na ktheu përgjigje positive për këto miqësore. Malta është një ekip i mirë”.

Alban Bushi është pyetur edhe për prurjen e re, që vjen nga Serbia. Fjala është për Faton Dzemaili, që luan si mbrojtës te Radnik dhe ka pasaportë serbe e kosovare. “Nuk ka asnjë minutë në këmbë, por jemi në emergjencë për mbrojtës në krahun e majtë, prandaj e kemi grumbulluar’, – ka sqaruar trajneri.

 

Related posts

NDESHJA DERBI E LONDRËS/ Habit Maurizio Sarri: Unë dhe Guardiola jemi “bijtë” e atij, nuk mund të…

Delo.autor

“JAM AMBJENTUAR MIRË NË PARIS”/ Neymar dhe Messi japin mesazhe të koduara për të ardhmen e tyre

Delo.autor

“Vrasësi serial” Ramos ka përdorur të njëjtën teknikë në finalen e 2017-ës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment