Futboll Seria A Sport

YLLI I JUVENUSIT DO MARCELON/ Gati goditja e radhës falë mesazheve të CR7

Cristiano Ronaldo, ylli i Juventus do Marcelo-n, mbrojtësin e Real Madrid, në Torino. Të dy janë në kontakt të vazhdueshëm edhe pas transferimit të portugezit në Torino.

Sipas “El Confidencial”, CR7 i ka dërguar vazhdimisht mesazhe Marcelo-s me synimin për ta bindur të bashkohet me të. Gjithsesi, Juventus nuk e ka kontaktuar akoma Florentino Perez-in.

Nën nëntor, klubi bardhezi ka bërë të ditur se do të vihej në  lëvizje për brazilianin vetëm nëse Real Madrid do të pranonte të negocionte një transferim të mundshëm.

Agnelli nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e lojtarit. Marcelo, në fakt, ka një kontratë deri në 2022-in dhe ky është një avantazh i madh për madrilenët.

Pavarësisht nga kjo, “Los Blancos” kanë nisur kërkimet për të gjetur një zëvendësues. Sipas “AS”, Florentino Perez, është gati të paguajë 50 milionë euro për mbrojtësin e majtë të  Betis, Junior Firpo. Nëse e bën këtë, Marcelo do të ishte i lirë të shkonte në Torino.

Related posts

JUVENTUS-BOLOGNA/ Pjanic shënon pas aksionit qesharak, protagonist CR7 (VIDEO)

Delo.autor

GAFA E DITËS/ Shikoni si portieri i fal golin sulmuesit në La Liga (VIDEO)

Delo.autor

Ferrari njofton largimin e Kimi Raikkonen, ja emri surprizë që do ta zëvëndësoi

Isa.Autor

Leave a Comment