Champions League Futboll Sport

SYTË TEK TROFEU/ Allegri: Ligën e Kampionëve këtë sezon do ta fitojë…

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, mendon se Ligën e Kampionëve do të fitojë Barcelona këtë sezon.

Trajneri italian ka thënë se skuadra e tij synon ta fitojë këtë trofe këtë sezon, por insiston se është duke e marrë këtë garë hap pas hapi dhe se Barcelona është favorite për ta fituar atë.

Juve nuk e ka fituar këtë trofe që prej sezonit 1995-96, edhe pse arriti deri në finale në dy sezone nën menaxhimin e Allegrit, më 2014-15 dhe 2016-17.

Allegri ka theksuar se Juventusi ka për qëllim të luftojë në shumë fronte këtë sezon.

“Në Ligën e Kampionëve duam t’i marrim gjërat hap pas hapi. Duam të kualifikohemi në mesin e 16 më të mirëve dhe të përfundojmë në vendin e parë në grup”, tha Allegri.

Atij i doli i saktë parashikimi i vitit të kaluar, pasi Real Madridi u shpall kampion, ndërsa këtë vit, Allegri mendon se Barcelona do të triumfojë.

“Barcelona është favorite për ta fituar këtë garë, sipas mendimit tim. Pastaj ka ekipe, përfshirë ne, me ambicie për ta fituar atë. kemi këtë dëshirë çdo vit. Vitin e kaluar, thashë që Real Madridi ishte favorit. Këtë vit, mendoj se është Barcelona. Shpresoj se e kam gabim këtë vit”, shtoi ai.

Related posts

E ARDHMJA E DONNARUMMAS TEK PSG/ Flet Leonardo: Na pëlqen si portier por…

Delo.autor

Lazio “grabit” në Spanjë/ Sulmuesi argjentinas mbërrin në Itali për të kryer vizitat mjekësore

Isa.Autor

Messi këshillon drejtuesit e Barçës: Blini Salah!

Sadik.Autor

Leave a Comment