Futboll La Liga Sport

DRIDHEN KATALANSAIT/ Suarez “tremb” BARÇËN: Mund të LARGOHEM NË JANAR

Mesfushori 24-vjeçar i Barcelonës, Denis Suarez nuk ka luajtur ende asnjë minutë në kampionat me skuadrën katalane dhe për këtë arsye ka lënë të hapur mundësinë e një largimi në muajin janar.

Futbollisti luajti titullar në ndeshjen e Kupës së Mbretit përballë Leonesës, sfidë në të cilën shënoi edhe dy gola, duke treguar se gëzon një formë mjaft të mirë.

Në përfundim të këtij takimi, ai dha një intervistë për mediat spanjolle, duke pranuar se po shqyrton mundësinë e largimit nga Barcelona në muajin janar, pasi synon të gjejë një skuadër ku i garantohen minuta.

Për Denis Suarez interesohen disa skuadra nga Premier League, por edhe kampionati italian, të tilla si Chelsea, Roma, etj., por janë pikërisht londinezët ata që duket më të gatshëm të paguajnë për kartonin e tij.

Related posts

DOPIETË NDAJ TIRANËS/ HEBAJ befason pas TRIUMFIT: E pranoj…

Isa.Autor

PROBLEMET FINANCIARE/ Rikrijohet ekipi nga e para, nis nga Serie D klubi i njohur Italian…

Delo.autor

CROTONE-MILAN/ “Kuqezinjtë” i shpëton VAR-i, Kessie “thyen akullin” ndaj vendasve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment