Futboll La Liga Sport

BARAZIM PA GOLA/ Portieri Ter Stegen bën “Messin”, shpëton Barcelonën nga turpi

Pas barazimit me Valencia-n një javë më parë, Barcelona ka bërë një tjetër hap fals teksa ka barazuar 0-0 këtë herë me Athletic Bilbao.

Të besuarit e Ernesto Valverde-s mund ta kishin humbur takimin, po të mos ishte për portierin gjerman Andre ter Stegen.

Miqtë kishin mbajtjen e topit, por vendasit ishin më të rrezikshëm dhe kanë goditur portën pesë herë, teksa Barça vetëm një herë.

Messi duket që nuk është në formën e tij më të mirë fizike dhe mbase do të kishte qenë më mirë të mos luante këtë ndeshje.

Ter Stegen ka pritur 27 nga 31 goditjet në kuadrat për Barcelona-n në La Liga (katër gola të pësuar). Një nga pikat më të forta të ekipit.

Me këtë barazim Barça shkon në kuotën e 51 pikëve, gjashtë më shumë se Real Madrid që është ngjitur në vend të dytë pas fitores ndaj Atletico Madrid.

Related posts

I SOLLI FAT WATFORD KUNDËR “TOPÇINJËVE”/ Klubi portugez i kërkon adresën Mia Khalifas (FOTO)

Delo.autor

ÇËSHTJA “DONNARUMMA”/ Menaxheri i tij luan me “dy porta” kundër Milanit

Delo.autor

Bentia: Real Madrid? Më shqetëson më shumë Pjanic

Sadik.Autor

Leave a Comment