Futboll Sport

“TEK A ÇIFT”/ Në Angli nis protesta në mbështetje të arbitrit të pezulluar

Para pak ditësh bëri bujë një histori komike nga Anglia: arbitri David McNamara, i cili do të drejtonte një ndeshje në kampionatin e femrave (Manchester City – Reading), kishte harruar në dhomën e zhveshjes monedhën e hedhjes së shortit për topin e parë dhe për të mos humbur kohë, duke qenë se ndeshja do transmetohej direkt në televizion, u tha kapiteneve që të bënin një lojë me duar. Loja është pak a shumë si “tek a çift”, por në Angli quhet “rock, paper, scissors”, ku dy lojtarë nxjerrin grushtin si gur, pëllëmbën e hapur si letër apo dy gishtat si gërshërë dhe fiton ai që bën simbolin fitues (grushti-gur mund gërshërën, letra mund gurin dhe gërshëra mund letrën).

McNamara u pezulluar për 3 javë, për shkak të pakujdesisë dhe shkeljes së rregullores, por në Angli arbitrat e futbollit amator janë revoltuar, duke dalë në mbështetje të kolegut.

Për BBC, një nga arbitrat e kategorive të ulëta, bën të ditur se ai dhe shumë nga kolegët e tij do të bëjnë të njëjtën lojë për të përcaktuar kush gjuan topin e parë, në shenjë solidariteti me kolegun e tyre. “Është një padrejtësi dhe vendim qesharak. Duhet të tregojmë mbështetjen tonë, do të jetë edhe një mënyrë gazmore për t’u prezantuar me kapitenët, sepse fundja është sport, jo ushtri, ndodhin edhe të papritura dhe duhen kaluar me sportivitet, jo me dënime jashtë logjike”.

Related posts

INTER-EINTRACHT/ Spalletti kërkon një vend në çerekfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NË VERË DO TË TRANSFEROHENI TEK INTER? Rakitic me këtë përgjigje vendos për klubin e ardhshëm

Delo.autor

“E DIMË SITUATËN E “PLESHTIT”/ Koeman “shpërthen” ndaj presidentit: Neymar? Barcelona e ka për detyrë që…

Delo.autor

Leave a Comment