Futboll Sport

SUPERSFIDA/ Neymar pyetet për kthimin te Barcelona, jep një përgjigje enigmatike…

Sulmuesi i PSG dhe kombëtares së Brazilit, Neymar, e bëri të qartë se Luis Suarez është një “fenomen” dhe se “i dëshiron atij më të mirën”. Këtë deklaratë, transferimi rekord botëror në futboll e bëri pas ndeshjes miqësore ndërmjet tyre, në “Emirates Stadium” të Londrës.

“Canarinha” fitoi 1-0 ndaj Uruguajit, falë një goli të Neymar nga pika e penalltisë. Të dy, Suárez nga Barcelona ​​dhe Neymar nga PSG, ishin referentët e duelit. “Ribashkimi ynë ishte diçka shumë e mirë. Suarez është një partner dhe mik, që unë e kam të veçantë në futboll. E dua atë, është një yll, një fenomen. Për disa vite kemi ndarë bashkë të njëjtën dhomë zhveshjesh, ndaj kemi një miqësi të madhe, – tha braziliani në zonën e përzier të stadiumit të Arsenalit. – Gjithmonë uroj më të mirën për të, është një person që e dua”.

Sulmuesi i PSG-së, në nxitim për të hipur në autobusin që do të dërgonte Brazilin në hotel, është pyetur mbi një kthim të mundshëm te Barcelona. Përgjigjia e Neymar ishte vetëm një buzëqeshje.
Brazili do të përballet, në kuadrin e ndeshjeve miqësore në Europë, me Kamerunin, më 20 nëntor, në Milton Keynes, një qytet pranë Londrës.

Related posts

GAFA NË CHAMPIONS/ “Magjia” Lukaku ndëshkon PSG në 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

RENDITJA/ Ndjekëset afrohen me kryesueset, Teuta dhe Laçi ndajnë vendin e tretë. Ja klasifikimi (FOTO)

Isa.Autor

Coppa Italia/ Gattuso publikon listën e lojtarëve për sfidën ndaj Veronas

Q.Autor

Leave a Comment