Futboll La Liga Sport

TELASHE PËR KAMPIONËT SPANJOLLË/ Ylli i Barçës “i bashkohet” Messit në infermieri

Pas dëmtimit të Lionel Messit, Barcelona ka humbur shërbimet e një tjetër futbollisti kyç. Bëhet fjalë për Philippe Coutinho, me talentin brazilian që do të mungojë për të paktën 3 javë pas një dëmtimi në kofshë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit katalanas ku thuhet:

“Testet e kryera këtë mëngjes konfirmuan se Coutinho kishte një dëmtim të vogël në muskujt femoror të bicepsit në këmbën e tij të majtë. Koha e tij e përafërt e rikuperimit do të jetë 2-3 javë.“-përfundoi komunikata e klubit spanjoll.

Braziliani do të humbasë ndeshjet ndërkombëtare, si dhe ndeshjen kundër Real Betis këtë fundjavë dhe ndoshta sfidat me Atletico Madrid dhe PSV. Coutinho ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asiste në 16 paraqitje për Barçën këtë sezon.

Related posts

Barcelona, 507 milionë euro në sezon për pagat e futbollistëve

Q.Autor

Agjenti i lojtarit të njohur “çon” Hysajn te Chelsea: Por me një kusht… (FOTO)

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Premier League miraton dy ndryshime të rëndësishme në futboll

Delo.autor

Leave a Comment