Futboll Seria A Sport

TËRBOHEN JUVENTINËT/ Allegri përcakton fituesin e Championsit, nuk janë bardhezinjtë 

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka dhënë parashikimin e tij mbi ndeshjen e Manchester United ndaj Young Boys, ndërkohë që ka thënë se Barcelona është favoriti kryesarpër fitimin e trofeut UEFA Champions League. Një fitore e Juves ndaj Valencias do të kualifikonte bardhezinjtë për raundin tjetër të Champions League. Zonja e Vjetër u mund në përballjen e dytë ndaj United, me Djajtë e Kuq që do të ndeshen sot me Young Boys. Në konferencën për mediat, të dhënë në vigjilje të ndeshjes ndaj Valencias, Allegri tha: “Vlerësimit dhe notat për skuadrën nuk janë vetëm për atë që po bën tani. Ata ishin të dytët vitin e kaluar, nëse nuk gaboj. Unë thashë se Real ishte favorit dhe në atë kohë ndodhej 17 pikë pas Barças”.

“Shumë e lehtë të thuas Juve ose City, por Barcelona është favorit, më pas janë ekipe të tjera si ne, njëlloj si në vitet e kaluara. Ardhja e Ronaldos ka ndryshuar perceptimin, ambicia jonë nuk ndryshon. Edhe vitin e kaluar nuk isha gabim, shpresoj të jem gabim këtë vit”, vijoi Allegri, i cili në lidhje me United deklaroi: “Valencia humbi në shtëpi ndaj United, por çdo gjë mund të ndodhë në futboll, ndonëse duket e pamundur. Valencia ka disa vlerë, nuk janë njëlloj si në raundin e parë. Ata ishin më pranë fitores se sa ishin ndaj United dhe janë të organizuar në aspektin mbrojtës”.

Related posts

TEK KLUBI I SERIE A DËGJOJNË MUZIKË SHQIPTARE/ Shikoni si kërcen mbrojtësi turk në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA GJERMANIA/ Juventusi arrin marrëveshjen me yllin e Bundesligas…

Delo.autor

Papu Gomez: Aguerro mbylle gojën, nuk doja të dëmtoja Biglia-n…

Sadik.Autor

Leave a Comment