Futboll Premier League

PREMIER LEAGUE/ “Blutë e Londrës” triumfojnë dhe ngjiten në vendin e tretë, Tottenham mposhtet sërish

Kanë përfunduar gjashtë takimet në Premier Ligë, të cilat nisën në orën 16:00, të cilat konfirmuar edhe njëherë momentin jo të mirë që po kalon Totenhemi.

Skuadra e Poçetinos ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Uatfordit. Dukure e ka shtangur Totenhemin që në minutën e gjashtë, duke shënuar golin e vetëm të pjesës së parë. Dele Ali ka barazuar për londinezët në minutën 86-të.

Ndërkohë Çelsi ka mundur Njukasëllin 1-0, me golin e shënuar nga Markos Alonso në pjesën e dytë.

Me këtë trepikësh Çelsi i Lampardit kanë shkuar në kuotën e 17 pikëve në vendin e tretë. Ndërsa Totenhemi ndodhet në vendin e 10-të.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Skuadra që fitoi EUROPIANIN më 1992 do të luajë me ekipin e FUTSALLËS

Isa.Autor

BRESCIA-JUVENTUS/ Mungon CR7, Balotelli titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Raul Albiol nderon Napolin, Lazio vetëm 1 pikë me Bolognan

Q.Autor

Leave a Comment