Futboll Premier League Sport

TERSI I KARRIERËS/ Ish-ylli i futbollit tani NUK KALON dot as testet mjekësore

Para disa sezonesh, francezi Samir Nasri ishte një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë, ku me fanellat e Arsenalit dhe Mançester Cityt fitoi shumë trofe dhe shënoi shumë gola. Por karriera e tij mori një kthesë shumë të çuditshme, kur u largua nga kampionët e Anglisë, Cityt, për të kaluar në kampionatin spanjoll te Sevilla.

Në La Liga, Nasri dështoi, pasi dëmtimet e tij të shumta nuk u larguan për asnjë moment. Tani, Nasri synon të rikthehet në Premier Ligë, ku skuadra e West Hamit ka shfaqur interes. Nasri është agjent i lirë dhe ka të drejtë t’i bashkohet ekipit londinez, por nuk ka kaluar dot testet mjekësore.

Në mediat britanike qarkulloi lajmi se Nasri dhe West Ham nuk ka gjetur akordin për shkak të formës fizike të francezit, i cili është mbipeshë, por sot është publikuar një lajm tjetër.

Mësohet se Nasri ka kërkuar 95 mijë paundë në javë, çka ka bërë që drejtuesit e West Hamit të largohen menjëherë nga marrëveshja, duke ndërprerë të gjitha bisedimet.

Related posts

U la jashtë kombëtares, tifozët belg firmosin peticion për ta rikthyer

Sadik.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Everton-Manchester City. Rezultati 1-3

Delo.autor

REZULTATE NEGATIVE NË KAMPIONAT/ Arsyet pse tifozët e Manchester Unitedit i urrejnë pronarët e klubit

Delo.autor

Leave a Comment