Futboll Seria A Sport

DUELI NË DISTANCË/ Komenti EPIK i Georginas për CR7, shpërthejnë KEQ TIFOZËT E MESSIT

Cristiano Ronaldo është nderuar në “Juventus Stadium” nga shokët e skuadrës sepse ka arritur që të shënojë 400 gola në të gjitha ligat evropiane që ai ka marrë pjesë. Fotografi të shumta janë shkrepur, ndërsa një prej tyren është postuar në Instagram, ku shihet Ronaldo që merr nga presidenti i Juventusit fanellën me numrin 400 nga presidenti Andrea Agnelli.

Për këtë lojtari ka shkruar dhe një tekst ku i janë kushtuar disa fjalë të bukura: “Nder, dashuri, fitore, Juve e madhe”, shkruante CR7. Publikimi ka marrë më tepër se 5 milion ‘like’, ku nuk mungojnë dhe ish-shokët e skuadrës te Real Madridi, Luxas Vazquez, Marcelo dhe Rudy Fernandez.

Por pa dyshi, një nga urimet që do t’i pëlqejë më tepër yllit portugez është ai që i ka dedikuar partnerja dhe nëna e fëmijëve të tij, spanjollja Georgina Rodriguez.

“Ti vjen nga një tjetër planet, dashuria ime”, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe. Ndërkohë që komenti i saj ka marrë mbi 22 mijë pëlqime dhe qindra komente. Por, disa nga komentuesit i kanë bërë me dije Georgina-s se ky tekst vlen më shumë për Messi-n. “Jeni e hutuar. Messi është nga një tjetër planet, mos e krahasoni me atë”. “Së bashku me Messi-n vijnë nga një tjetër planet”. “Para Messi”. “Nëse është nga një tjetër planet, atëherë Messi është një nga galaktikë tjetër”.

Related posts

ANGLIA ËNDËRRON/ 55 vite pritje për të shijuar një tjetër finale

Delo.autor

HOLANDA rikthehet të jetë e “bukur”, TULIPANËT “likujdojnë” GJERMANINË

Isa.Autor

NUK MBAN HAPIN E BAYERN MUNICH/ Dortmund moshtet nga Leipzig me përmbysje

Delo.autor

Leave a Comment