Futboll Seria A Sport

TIFOZËT NË FESTË/ Gattuso për blerjen e MILANIT: Pas 12-13 ditësh do të jetë këtu

Gennaro Gattuso, trajneri i Milan ka komentuar për “Sky Sport” fitoren 5-2 të marrë në Europa League kundër Dudelange dhe ka zbuluar ditën kur Lucas Paqueta, braziliani i blerë nga kuqezinjtë, do të zbarkojë në Milano.

“Pas golit të barazimit jemi frikësuar”, ka thënë Gattuso. “Nuk ka më ndeshje të lehta. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe kemi reaguar mirë pas disavantazhit 2-1”.

Për Higuain: “Kam folur me atë, por besoj se kishte një shqetësim në kurriz. Nuk ka thënë asgjë, për unë kam patur këtë përshtypje. Mendoj se kishte një problem të vogël në kurriz, por ka shtrënguar dhëmbët. I duhen disa paraqitje të mira, jeton për golin”.

Për Cutrone: “Duhet të vazhdojë të shënojë dhe të përmirësohet në nivelin teknik. Në gjashtëmbëdhjetë metrat e fundit është perfekt, por duhet të rritet teknikisht”.

Për Paqueta: “Duhet të kuptojmë se ku mund ta aktivizojmë. Do të vijë pas 12/13 ditësh në Milano për të vizituar qytetin dhe për të bërë vizitat mjekësore. Më pas do të kthehet më 2/3 janar”, ka thënë Gattuso.

Related posts

Biletat për ndeshjen Real – Juventus shiten në kohë rekorde

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Ferrari i dorëzuar, Binotto: Mos prisni një makinë fituese në Austri

Delo.autor

“Lufta” për stadiumin, Tirana nuk e lëshon të premten. 4 ditë kohë edhe për Kukësin

Q.Autor

Leave a Comment