Futboll Sport

Iku nga Kukësi, “luftë” fjalësh dhe prapaskena që e larguan Pacultin nga Shqipëria

Shkarkimi i austriakut Peter Pacult nga stoli i Kukësit nuk i ka mbyllur thashethemet dhe hipotezat se çfarë e çoi situatën drejt pikës së vlimit në kampin verilindor. Tashmë dihet që krisja dhe prishja e marrëdhënieve mes teknikut dhe presidentit Safet Gjici buronte prej disa kohësh dhe dueli në Shkodër me maltezët “firmosi” fatin e Pacult në pankinën e Kukësit. Por debati pas barazimit në “Loro Boriçi” kaloi në ekstrem pasi të dy palët kanë tentuar të sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin në pamundësi për të ruajtur durimin dhe Pacult është detyruar të pranojë vendimin e shkarkimit nga pankina e Kukësit.

Faktor që provokoi këtë situatë ka qenë dhe çështja e kontratës ku Pacult kishte propozuar një listë me kërkesa për t’u shpërblyer për çdo kalim me sukses raundi duke përcaktuar dhe shifrat. Gjici vuri kushtet e tij duke i premtuar shpërblimin e kërkuar në përfundim të raundit të parë. Austriaku nuk e ka pëlqyer këtë variant dhe është indinjuar.

 

Related posts

Wenger: Nuk jemi kontaktuar nga Man City për Sanchezin, Coquelin mund të largohet

Q.Autor

FINALJA E MADHE CHAMPIONS/ Ja pamjet nga brenda stadiumit “magjik” të Atleticos (VIDEO)

Delo.autor

NDËRHYN PËR TË ARDHMEN E “MBRETIT EGJIPTIAN”/ Eto’o këshillon: Ai duhet të firmosë me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment