Futboll Shqipëri Sport

TIRANA NË KAOS/ Mema sqaron situatën: Për Ngoo s`kam koment, kemi nevojë për…

Gjatë konferencës së sotme për mediat, trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka folur edhe për penalizmin e Michael Ngoo dhe mbrojtësit Marvin Turtulli. Për sulmuesin anglez, trajneri tha se s`ka asnjë koment më tepër se sa ka deklaruar deri më tani. Ai u shpreh se vendimi për dënimin e tij është marrë në bashkëpunim me klubin.

Rikthimi në skuadrën e parë do të merret në një moment të dytë. Ndërsa për mbrojtësin Marvin Turtulli, i cili është kritikuar pas ndeshjes me Flamurtarin, trajnerin Mema tha se nuk është e vërtetë që ai është i penalizuar. Sipas tij mos aktivizimi i lojtarit ka ardhur për shkak të një dëmtimi.

“Për këtë nuk kam koment, sepse këtë e kam diskutuar dhe në konferencat e tjera. Gjithë konferencat për shtyp që kam bërë më është përmendur emri i Ngoo-s, apo i dikujt tjetër. Këtu mund të përmendet edhe Turtulli sikur e kam penalizuar. Nuk është e vërtetë, pasi ju duhet të dini që Turtulli është i dëmtuar.

Me Ngoo unë si trajner e kam mbyllur për një afat të pacaktuar. Ai vazhdon stërvitjen me Tiranën B, do jetë një vendim i dytë se si do e gjykojmë së bashku me klubin. Tirana ka nevojë për të gjithë futbollistët, si për Turtullin dhe të tjerët. Sa më shumë alternativa të kem aq më mirë do jetë për mua si trajner”-është shprehur Ardian Mema.

Gjithashtu trajneri ka sqaruar se është duke plotësuar dhe stafin ndihmës. Deri më tani është gjetur preparatori atletik, ndërsa për zëvendës trajnerin, pritet që ai të vij pas ndeshjes me Kukësin.

Related posts

“NE DUHET T’I VRASIM TË GJITHË ARMENËT”/ UEFA “me dorë të hekurt”. Përjashton përjetë…

Delo.autor

Joshua i uritur për triumf/ Boksieri ultimatum Wilderit: Dy javë kohë për kontratën

Sadik.Autor

PSG I VENDOS ÇMIM NEYMARIT/ As Barça dhe asnjë klub tjetër si afrohen shifrës për brazilianin

F.autor

Leave a Comment